ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi dje se, sipas ekspertëve të saj, Shqipëria do të ketë një rritje ekonomike prej vetëm 1 për qind vitin e ardhshëm, si pasojë e zgjatjes së krizës europiane të borxheve.

“Shqipëria përjetoi ngadalësim në aktivitetin ekonomik në tremujorin e fundit, kryesisht për shkak të ecurisë së keqe të ekonomisë në tregjet e saj kryesore brenda BE-së, Greqia dhe Italia. Lidhjet e forta të Shqipërisë në tregti, investime dhe remitanca me këto dy vende ka shumë gjasa që do të mbajnë rritje të paktë në vitin e ardhshëm”, deklaroi BERZH.


Ky është një parashikim tepër pesimist, që rrallëherë është parë nga institucionet ndërkombëtare në lidhje me ekonominë shqiptare. Parashikimi i BERZH-it është dukshëm më i ulët nga ai i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Vetëm tre muaj më parë, BERZH pati parashikuar rritje 3.1 për qind për vitin 2012 për vendin. /Telegrafi/