LAJMI I FUNDIT:

Berat Gjimshiti rikthehet me gol te Atalanta në fitoren bindëse ndaj Sassuolos

Berat Gjimshiti rikthehet me gol te Atalanta në fitoren bindëse ndaj Sassuolos
Festa e Berat Gjimshitit në golin ndaj Sassolos (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Berat Gjimshiti është rikthyer me formë të lartë te Atalanta, që mposhti 4-1 Sassuolon në kuadër të javës së 26-të në Serie A.

Mbrojtësi shqiptar e hapi llogarinë e golave për skuadrën e tij, duke shënuar në minutën e 16-të me kokë, nga një asistim të Mattia Caldaras.


Më pas golat për Atalanta i shënuan Duvan Zpata (31’) dhe Mehdi Bourabia me një auto-gol në minutën e 37-të, e që me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.

https://www.youtube.com/watch?v=0aY-LXq2gC0&ab_channel=calcio

Në të dytën ishte sërish Zapata (66’) që realizoi për 4-0, derisa Sassuolo e vetmja gjë që arriti ishte të ngushtonte epërsinë.

Boubaria që shnoi auto-gol në pjesën e parë, shpagoi gabimin e tij me golin që shënoi në minutën e 90’+2, por që skuadra e tij nuk i shpëtoi humbjes.

Berat Gjimshiti luajti për 90 minuta të plotë, duke treguar paraqitje mjaftë të mirë, e që ishte ndeshja e parë për të dhe skuadrën e tij pas ndërprerjes së futbollit në mesin e muajit mars nga coronavirusi.

Atalanta gjendet në pozitën e katër me 51 pikë, tri më paq se Interi që gjendet në të tretin e që edhe në edicionin e ri duan të luajnë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/