LAJMI I FUNDIT:

Bernardo Silva: De Bruyne dhe CR7 janë të njëjtë – të mahnitshëm dhe me cilësi të pabesueshme

Bernardo Silva: De Bruyne dhe CR7 janë të njëjtë – të mahnitshëm dhe me cilësi të pabesueshme

Ylli i Manchester Cityt, Bernardo Silva e ka krahasuar shokun e tij të skuadrës, Kevin de Bruyne me yllin e Real Madridit, bashkëkombësin e tij Cristiano Ronaldo.

Bernardo Silva luan me Ronaldon për kombëtaren e Portugalisë, ndërsa me De Bruynen tek gjiganti anglez, Manchester City.

Guardiola flet për krahasimin Messi – De Bruyne, zbulon dallimet mes tyre
Lexo po ashtu Guardiola flet për krahasimin Messi – De Bruyne, zbulon dallimet mes tyre

Por sipas tij, të dy lojtarët janë të mahnitshëm pasi kanë cilësi të pabesueshme për ta ndryshuar lojën, edhe pse luajnë në pozita të ndryshme.

“Ata janë dy lojtarë të mahnitshëm dhe bëjnë diferencën për ekipin”, ka thënë fillimisht Bernardo Silva për The Sun.

Silva dhe De Bruyne janë miq të mirë te Man City

“Ata janë një frymëzim. Cristiano ka cilësinë e shënimit të golave në çdo ndeshje, të shënoj rregullisht dhe për të hapur ndeshjet”.

Silva ka marrëdhënie të mirë shoqërore me CR7 te Portugalia

“Kevin gjithashtu, me kalimet e tij, asistime e tij dhe mënyrën se si gjithmonë e vë topin në pozicionin e duhur”.

Kane: Ronaldo është modeli që ndjek, ia kërkova fanellën pas ndeshjes
Lexo po ashtu Kane: Ronaldo është modeli që ndjek, ia kërkova fanellën pas ndeshjes

“Ata janë lojtarë të ndryshëm në pozicione të ndryshme dhe kanë cilësi të ndryshme, por të dy janë të mahnitshëm dhe është kënaqësi të luash me të dy”.

“Lojtarët më të mëdhenj janë ata që mund të ndryshojnë ndeshjet, jo vetëm llojin e lojës kundër Stoke, por edhe të ngushtë si në Chelsea. Ishte 0-0 dhe ai bëri diferencën duke shënuar golin e rëndësishëm për të fituar ndeshjen”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori