LAJMI I FUNDIT:

Berisha zgjedh pesë golat më të mirë në karrierë (Video)

Berisha zgjedh pesë golat më të mirë në karrierë (Video)

Besart Berisha është futbollisti i parë që ka shënuar 100 gola në kampionatin australian.

Kësisoj klubi i tij Melbourne Victory e ka intervistuar prishtinasin për golat më të rëndësishëm të tij.


31-vjeçari ka zgjedhur pesë golat më të mirë dhe më të rëndësishëm që ka shënuar në karrierën e tij në Australi.

“Goli ndaj Perth Glory në finale është të përzgjedhurit. Ishte goli i parë në karrierë që e shënoja në një finale, kështu që ishte shumë i rëndësishëm për mua personalisht. Ai gol vlejti deri në fund të ndeshjes për ta udhëhequr takimin”, deklaroi Berisha për golin e tij të pestë.

Ndërkohë goli i katërt më i rëndësishëm ishte ndaj Adelaide United.

“Të katërtin dua ta zgjedh ndaj Adelaide United. Ishte gol që vështirë shënohet, nuk ndodh shpesh dhe isha i befasuar nga vetja pasi nuk kisha shënuar kurrë asi goli. Isha i lumtur për atë gol, pasi nuk mund të shënosh shumë si ai”, vazhdoi tutje Berisha.

Nuk kishte se si të mungonte një gol i bukur dhe i rëndësishëm edhe me fanellën e skuadrës së tij të parë në Australi, Brisbane Roar.

Berisha si Ronaldo e Ibrahimovic, vlerësohet shumë nga FIFA 17 (Foto)
Lexo po ashtu Berisha si Ronaldo e Ibrahimovic, vlerësohet shumë nga FIFA 17 (Foto)

“Sërish në finale, por kësaj radhe isha te Brisbane dhe luajtëm ndaj Sydney. Ishte gol i rëndësishëm për mua sepse ishte ndeshja ime e fundit me Brisbane Roar. Ishte e rëndësishme për mua të kisha një tjetër sukses me atë klub”, tha Berisha.

Goli i 100-të për të në Australi u shënua ndaj Central Coast.

“Goli i dytë është ai ndaj Central Coast, i 100-ti për mua. Isha diçka shumë speciale, për mua si sulmues të kem kaq shumë gola dhe isha vërtet krenar të shënoja”.

Ndërkohë goli më i rëndësishëm për Berishën ishte në finalen e parë me Melbourne Victoryn

“Goli më i rëndësishëm , goli në Grand Final, në vitin e parë tim te Melburn Victory. Ishte një gol shumë emocionues për mua. Të udhëhiqja ekipin tim në sulm dhe të shihja gjithë ata tifozë të gëzonin, ishte një ndjenjë e paimagjinueshme”.

“Do të thotë shumë për mua. Ishte një ndjesi unike. E dija që klubi po priste shumë për një trofe, ashtu si tifozët dhe të ndihmoja për të marrë një trofe, ishte shumë e rëndësishme për mua”, deklaroi Berisha.

Kujtojmë që prishtinasi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në kampionate evropiane.

Ai luajti në Gjermani me Hamburgun e Armenia Bilefeldin, në Norvegji me Rosenborgin, në Danimarkë me Horsensin ndërsa në Angli me Burnleyn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori