LAJMI I FUNDIT:

Berisha mbajti fjalim nga ballkoni, Balla: E papranueshme, policia t’a trajtojë si çdo shtetas tjetër

Berisha mbajti fjalim nga ballkoni, Balla: E papranueshme, policia t’a trajtojë si çdo shtetas tjetër

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla në konferencën për mediat ku prezantoi bilancin e punës së Policisë së Shtetit për 2023 dhe përcaktoi objektivat për vitin që sapo ka nisur, u pyet nga gazetarët për thyerjen e masës së sigurisë nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kreu i PD-së së Rithemelimit edhe pse në “arrest shtëpie”, më 2 dhjetor doli në ballkon duke valëvitur flamurin e demokratëve dhe përshëndeti simpatizantët me dy gishta, ndërsa mbrëmjen e djeshme iu drejtua atyre me një fjalim.


Me një mikrofon në dorë, Berisha iu drejtua mbështetësve të tij, duke thënë se do të respektojë vetëm Kushtetutën supreme, e cila sipas tij, është ndërgjegjja e demokratëve.

Avokatët e Berishës ankimojnë masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-kryeministrin
Lexo po ashtu Avokatët e Berishës ankimojnë masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-kryeministrin

Lidhur me këtë çështje, Balla tha veprimet e Berishës janë të pa pranueshme, por theksoi se nuk i takon ministrit të Brendshëm të bëjë komente, por institucioneve përkatëse që janë SPAK dhe GJKKO, të cilave u janë referuar konstatimet për shkelje të masës nga ana e policisë.

“Kodi i procedurës penale, neni 237 pika 4, është shumë i qartë për mënyrën e zbatimit të arrestit në shtëpi. Gjatë arrestit në shtëpi ke të gjitha ndalimet që ke edhe gjatë arrestit me burg. Ky është kodi, nuk e kam shkruar unë, as zotëria, por e kam votuar edhe unë, edhe zotëria. Dhe këtu është ndarja e dy botëve, sa e respekton ligjin. Nuk kam pasur asnjë kontakt me policinë e shtetit, sa i përket detyrës që ka policia, që shtetasi në fjalë të trajtohet njëlloj si çdo shtetas tjetër në këtë vend. Policia e ka të përcaktuar nga urdhri i dy prokurorëve sesi ushtron kontrollin në zbatimin e këtij vendimi. Policia referon te prokurorët të gjitha konstatimet për zbatimin e vendimit të gjykatës dhe urdhrit që ka nxjerrë prokuroria. Është e papranueshme, por u takon institucioneve të tjera të bëjnë komente për këtë dhe jo ministrit të Brendshëm.”

Sa i përket vendimit të drejtësisë për të “izoluar” Berishën që nga 30 dhjetori, Balla u shpreh i bindur se procesi i privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” për të cilën po hetohet ish-kryeministri është korrupsion i pastër.

“Nuk dua që kësaj çështje t’i jap perceptim apo ngjyrim politik. Për ne janë raste që këta persona i kanë me drejtësinë. Pavarësisht se në rastin e personit që ju flisni është një kallëzim i bërë nga ana ime në cilësinë e deputetit por edhe një qytetari. E kam ndjekur atë çështje prej vitesh, që kur gatuhej ajo formë privatizimi dhe pastaj të gjitha veprat penale që kanë pasuar. Mbetem i bindur se privatizimi i kompleksit Partizani është një rast tipik si në librat e kriminalistikës, të korrupsionit. Por nuk dua të hyjë në asnjë lloj komenti. Sot në Shqipëri përballen dy botë, keni Partinë Socialiste, grupin e saj parlamentar që nuk bën asnjë koment mbi ndonjë akuzë që ngrihet mbi ndonjërin prej nesh. Dhe keni edhe rastin tjetër që është një korrupsion i pastër. Një funksionar publik përdor firmën, pozicionin e tij për përfitime të paligjshme, apo lehtësim procedure dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Këtu është korrupsion se janë krijuar miliona pasuri.” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori