LAJMI I FUNDIT:

Berisha respekton Finlandën, por kërkon fitore

Berisha respekton Finlandën, por kërkon fitore

Bernard Berisha ndihet optimist për takimin e nesërm ndaj Finlandës.

Mesfushori kosovar, Bernard  Berisha ka bërë të ditur se ndeshja ndaj Finlandës pritet të jetë e vështirë, por jo edhe e pamundur për t’u fituar.


“Loja me shumë emocion, kemi vuajtur shumë për të ardhur këtu, do të përpiqemi të paraqitemi sa më mirë, për t’i bërë krenar shqiptarët, kemi kundërshtar të fortë, por me pak fat mund t’ia dalim”, u shpreh Berisha.

Bunjaku optimist për fitore ndaj Finlandës
Lexo po ashtu Bunjaku optimist për fitore ndaj Finlandës

Ndeshja mes Finlandës dhe Kosovës luhet nesër (e hënë) duke filluar nga ora 20:45.

Megjithatë, Kosova pritet të ketë mungesa, pasi vazhdon të presë FIFA-n për përgjigjen edhe për gjashtë futbollistë. /Telegrafi/