Berisha: Fituam me fat

“Po ndihem tepër mirë për shkak se e kemi fituar një ndeshje tepër të vështirë në çastet e fundit. Mendoj se kjo ishte ndeshja më e vështirë për ne deri më sot”, tha fillimisht Dardani për Telegrafin.
“E përgëzoj skuadrën e Yllit për angazhimin dhe atmosferën, tifozët e tyre ishin fantastik”, shtoi më tutje ai.
I pyetur se çfarë ndodhi sonte me Prishtinën dhe si pati mundësi që për pak sa nuk e humbën ndeshjen ndaj një skuadre dukshëm më të dobët në kualitet, Berisha u përgjigj: “Mendoj se mentalisht nuk ishim gati për këtë ndeshje. Pjesa e parë ishte tepër e vështirë dhe e dobët nga ana jonë, ndërsa në pjesën e dytë ishte shumë vështirë për t’u rikthyer edhe pse kishim shumë hapësirë për gjuajtje, mirëpo nuk i shfrytëzuam ato. Sidoqoftë, në fund me angazhim maksimal dhe me fat fituam, edhe pse Ylli shfaqi një lojë tepër të mirë. Kjo do të jetë një mësim i mirë për neve dhe për të ardhmen tonë”.
Për fund, Dardani tha se këtë fitore ia dedikon Prishtinës dhe Plisave.
Berisha sonte ishte i jashtëzakonshëm dhe pati një përqindje të lartë të realizimit të gjuajtjeve prej 64%, teksa qëlloi 5/11 për tre pikë, për t’i kompletuar kështu 49 pikë në përgjithësi. /Telegrafi/





















































