LAJMI I FUNDIT:

Berisha akuzon Veliajn për lidhje me Iranin, kryebashkiaku e padit për shpifje: Më 19 maj do të shoqërohet me detyrim në gjykatë

Berisha akuzon Veliajn për lidhje me Iranin, kryebashkiaku e padit për shpifje: Më 19 maj do të shoqërohet me detyrim në gjykatë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha sot se ka paditur ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha për shpifje dhe akuza të paqena.

Në një prononcim për mediat pasi doli nga zyrat e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Veliaj tha se Sali Berisha do sillet forcërisht me policë në gjykatë për t’u përballur me akuzën për shpifje më 19 maj.


Veliaj u shpreh se historitë me iranianë dhe gardë republikane Berisha duhet t’i provojë në gjykatë.

“Sot isha unë nismëtari i një akuze ndaj Berishës, i cili ka mbi 30 vjet që shan dhe mallkon, por çdo gjë ka një limit. Historitë me iranianë, Berisha duhet t’i provojë në gjykatë, me shpifje dhe akuza të paqena. Ka kohë që më fton në debat, sot ishte koha, por ai nuk erdhi se është frikacaku më i madh në këtë vend. Berisha nuk është i rroitur, është i lig, ka promovuar kulturën hidh baltë pa pikë përgjegjësie. Sot u vendos që në 19 maj në orën 11:00 Berisha do shoqërohet me detyrim me policë në gjykatë”, tha Veliaj.

Kujtojmë se në një deklaratë për mediat disa kohë më parë, Berisha tha se Veliaj është politikani i vetëm shqiptar që ka lidhje me Iranin.

“Politikani i vetëm në Shqipëri me lidhje iraniane, është Erion Veliaj. Udhëtimet e Erion Veliajt në Teheran, gjatë periudhës që unë kam qenë kryeministër, kanë qenë frekuente dhe reale, sipas agjencive të vendeve partnere. Cila ishte lidhja e Erion Veliajt me Teheranin, nuk kam arritur ta zbuloj. Di që udhëtim ka bërë edhe Edi Rama. Në atë rast, sipas disa informacioneve jo të plota, ka qenë një mbledhje e Internacionales Socialiste. Se çfarë dimensioni kanë lidhjet e Erion Veliajt dhe a janë lidhje biznesin, apo lidhje të tjera, këto nuk i di. Di që bënte udhëtime frekuente në Teheran”, theksoi Berisha.

Të gjitha këto akuza dhe kundër-akuza vijnë vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve vendore në Shqipëri që pritet të mbahen më 14 maj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori