LAJMI I FUNDIT:

Bëri bujë të madhe ribashkimi i Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, çifti kanë miratimin edhe të ish-partnerëve

Bëri bujë të madhe ribashkimi i Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, çifti kanë miratimin edhe të ish-partnerëve

Ribashkimi i Jennifer Lopez me Ben Affleck duket se ka miratimin edhe të ish-partnerëve të tyre.

Lopez raportohet se ka ‘vulën e aprovimit’ të Jennifer Garner, sipas një burimi të Us Weekly.


Garner ka qenë më parë e martuar me Affleck, 48 vjeçar, nga viti 2005 deri në 2018. Ata kanë tre fëmijë së bashku.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck (Foto: Getty Images)

Lopez mendon se ‘Jennifer është një person i sjellshëm e i mrekullueshëm dhe një nënë e mahnitshme’, shtoi burimi.

Ndërkohë, një burim tjetër i tha Entertainment Tonight se Garner, 49 vjeçe, ka pranuar këtë gjë dhe se nuk ka ‘asnjë armiqësi’ mes ish-çiftit.

“Për sa kohë që Ben qëndron në rrugën e duhur dhe e mban situatën në gjendje të mirë, veçanërisht në lidhje me fëmijët, atëherë Jen është e lumtur”, tha burimi.

Të gjitha lajmet nga Jennifer Lopez
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Lopez

Ndërsa për atë se si ndihet ish-burri i JLo, Marc Anthony? “Marc thjesht dëshiron që Jen të jetë e lumtur dhe e përmbushur. Shqetësimi i tij kryesor është mirëqenia e JLo dhe fëmijëve të tyre. Për sa kohë që Ben i mban të lumtur atë dhe fëmijët e tyre, ai ka vulën e miratimit të Marc”, vazhdon burimi.

Jennifer Garner dhe Marc Anthony (Foto: Getty Images)

Anthony, 52 vjeç, dhe Lopez, 51 vjeçe, ishin të martuar nga 2004 në 2014. Ata ndajnë së bashku binjakët 13-vjeçarë Max dhe Emme.

Megjithatë, ekziston një person që duket se nuk është i entuziazmuar për këtë marrëdhënie: ish i fejuari i Lopez, Alex Rodriguez, me të cilin u nda pak muaj më parë. /Telegrafi/