LAJMI I FUNDIT:

Berat Gjimshiti do të bëhet baba për herë të parë, publikohet fotografia e parë e gruas së tij me barkun e rrumbullakosur

Berat Gjimshiti do të bëhet baba për herë të parë, publikohet fotografia e parë e gruas së tij me barkun e rrumbullakosur

Futbollisti i njohur shqiptar, Berat Gjimshiti është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme në fushë, por edhe jashtë fushës.

Mbrojtësi shqiptar po i kalon për herë të fundit pushimet i vetëm me gruan e tij Alisa Gjimshiti.


Nga viti i tjetër, ky çift i mrekullueshëm do të bëhen prindër, pasi Alisa është shtatzënë dhe në pritje të një fëmije.

https://www.instagram.com/p/B6oIUutISxn/?utm_source=ig_embed

Berati ka shënuar golin më të rëndësishëm në jetë, pasi tani thotë se ka ndryshuar shumë përderisa po pret të bëhet baba.

Intervista e Berat Gjimshitit për Telegrafin
Lexo po ashtu Intervista e Berat Gjimshitit për Telegrafin

“Jemi duke pritur një fëmijë dhe jemi shumë të lumtur me gruan që do të bëhemi prindër”, ka thënë për Telegrafin futbollisti i Kombëtares Shqiptare.

https://www.instagram.com/p/B6QRLXHoktw/

“Lajmi se do të bëhem baba më ka ndryshuar shumë, pasi tani po mendojë ndryshe, mendojë gjithmonë për tre persona, për vete, gruan dhe beben. Kam një motiv më të madh tani si në karrierë ashtu edhe në jetë për suksese të reja. Dua të jem një baba shembull për ta rritur fëmijën tim me gjitha të mirat”, theksoi mbrojtësi shqiptar.

Ndërkohë, Telegrafi posedon edhe një fotografi ekskluzive të bashkëshortes së tij, Alisa, e cila ka pozuar me barkun e rrumbullakosur.

Bashkëshortja e Berat Gjimshitit, Alisa, pozon me barkun e rrumbullakosur (Foto: Telegrafi)

Çifti duken shumë të lumtur së bashku, teksa janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. /Telegrafi/