LAJMI I FUNDIT:

Benzema: Presioni te Reali është shumë i madh, jam mësuar

Benzema: Presioni te Reali është shumë i madh, jam mësuar
BARCELONA, SPAIN - AUGUST 13: Karim Benzema of Real Madrid looks on during a warm up prior to the Supercopa de Espana Supercopa Final 1st Leg match between FC Barcelona and Real Madrid at Camp Nou on August 13, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images,)

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, e pranon se gjeja më e vështirë është kur të kritikojnë fansat e tu.

Francezi i cili po kalon në një formë jo të mirë ka thënë se tani gjërat kanë ndryshuar në futboll, kjo pasi 25 gola në sezon nuk mjaftojnë.


Mungesa e golave? Shënoj gola, por kur është dikush aty që shënon 50 gola në sezon…”, ka thënë Benzema për Telefoot.

‘Shtatë magjikët’ që e fituan Ligën e Kampionëve si lojtar dhe trajner (Foto)
Lexo po ashtu ‘Shtatë magjikët’ që e fituan Ligën e Kampionëve si lojtar dhe trajner (Foto)

“Më parë, nëse një sulmues do shënonte 25 gola në sezon konsiderohej një sulmues i mirë, tani… Më pëlqen futbollit dhe të fitoj trofe. Po kaloj mirë për momentin”.

Raportet me Ronaldon? Me Cristianon shkoj mirë, më pëlqen të luajë me atë. Atij i pëlqen të luajë me prekjen e parë, është më egoist se unë, por normale. Në fund të ditës është për të mirën e skuadrës”.

Presioni te Madridi? Është shumë i madh dhe gjëja më e vështirë për t’u përballur, por e gjitha kjo është për t’i shitur gazetat dhe jam mësuar. Me moshën kam mësuar të jem edhe i qetë”.

Rikthimi te Lyoni? Kam bërë mirë atje, por tani jam në Madrid dhe mendoj se nuk ka punë më të mirë”.

Drenthe zbulon arsyen pse e la futbollin në moshën 29 vjeçare – Fëmijëria e vështirë me babanë e vrarë dhe përjashtimi që i bëri Mourinho nga Reali (Foto)
Lexo po ashtu Drenthe zbulon arsyen pse e la futbollin në moshën 29 vjeçare – Fëmijëria e vështirë me babanë e vrarë dhe përjashtimi që i bëri Mourinho nga Reali (Foto)

Të fitosh Topin e Artë? E vështirë, edhe pse ka qenë gjithmonë në mendjen time. Të motivon të arrish më lart, por duhet të pranojmë se Ronaldo dhe Messi janë jashtëtokësor”.

Kritikat? Duhet të jem shembull në fushë. Kritikat, fyerjet, … janë të vështira, posaçërisht në Spanjë. Edhe ato në Francë dhëmbin, posaçërisht kur të prekin në familje, por duhet të jesh profesional dhe shembull për fëmijët, tinejxherët dhe gjithë të tjerët. Gjëja më e vështirë të pranosh janë kritikat nga fansat e tu. Por, normalisht ata janë aty për t’ju nxitur”, ka thënë Benzema. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori