LAJMI I FUNDIT:

Benzema nuk është i interesuar për transferim në Kinë

Benzema nuk është i interesuar për transferim në Kinë
Karim Benzema (Getty Images)

Sulmuesi francez, Karim Benzema është bërë objektiv i skuadrave kineze, por nuk është i interesuar për një transferim të tillë në këtë moshë.

Benzema është nën nivelin e tij në këtë sezon dhe vera e këtij viti mund ta largojë atë nga Santiago Bernabeu.


Emri i tij, i Gareth Bale, Isco Alarcon dhe Mateo Kovacic janë përmendur si më të mundshmit për largim nga Real Madridi.

Benzema nuk e lejoi Balen ta gjuajë penalltinë e parë, por e la ta merrte të dytën
Lexo po ashtu Benzema nuk e lejoi Balen ta gjuajë penalltinë e parë, por e la ta merrte të dytën

Interesimi për transferimin e tyre nuk ka munguar dhe lojtarët dëshiron nga skuadrat e pesë ligave të mëdha evropiane, por edhe ajo kineze.

Benzema po e luan sezonin e nëntë te Real Madridi (Getty Images)

Por, sipas mediumit spanjoll Don Balon, Benzema beson se ai ende ka aftësinë për të luajtur në nivelin më të lartë dhe po refuzon të mendojë lëvizjen në SuperLigën Kineze.

Florentino Perez është gati të largojë sulmuesin francez pas përfundimit të sezonit, kështu që ai mund ta ndjekë pastaj Harry Kanen dhe Robert Lewandowski.

Liverpooli dhe Arsenali nuk janë të gatshëm të shpenzojnë 50 milionë euro për Benzeman
Lexo po ashtu Liverpooli dhe Arsenali nuk janë të gatshëm të shpenzojnë 50 milionë euro për Benzeman

Edhe oferta nga Kina thuhet se është një marrëveshje e mirë në sytë e Presidentit të Realit dhe Perez do ishte gati të heq dorë nga i preferuari i tij, Benzema.

Por, ylli francez është këmbëngulës se ai nuk do të pranojë një lëvizje larg Evropës në këtë pikë të karrierës së tij dhe transferimi i tij në njërën nga kampionatet: Liga Premier, Ligue 1 dhe Serie A është më se i mundshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori