LAJMI I FUNDIT:

Benzema: ‘Fenomeni’ Ronaldo është modeli që ndjek

Benzema: ‘Fenomeni’ Ronaldo është modeli që ndjek

Sulmuesi francez, Karim Benezma ka thënë se legjenda braziliane Ronaldo ishte modeli i tij sa ishte duke u rritur si lojtar.

Ronaldo konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave që ka fituar një varg çmimesh dhe trofesh gjatë viteve 1990 dhe fillim viteve 2000, duke përfshirë dy Kupa të Botës me Brazilin dhe dy herë Topin e Artë.


Benezma pranon se aftësitë e Ronaldos ishin “një nivel më lartë” dhe thotë se ai mori frymëzim të madh nga ish sulmuesi i Barcelonës dhe Real Madridit gjatë karrierës së tij të hershme.

Ronaldo votohet si futbollisti më i madh brazilian i të gjitha kohërave përpara Peles – Ronaldinho i treti, Neymar i 11-ti
Lexo po ashtu Ronaldo votohet si futbollisti më i madh brazilian i të gjitha kohërave përpara Peles – Ronaldinho i treti, Neymar i 11-ti

“Unë e takova, isha me fat që u takova me të në Madrid. Ai ishte modeli im, ai është akoma”, ka thënë Benzema për BeIN Sport në lidhje me idhullin e tij Ronaldo, i cili shënoi 352 gola në 518 paraqitje në klube të karrierës.

“Ai është dikush që më bëri të besoj në vetvete, për të pasqyruar aftësitë që ai shfaqi, jo në të njëjtën mënyrë ose në të njëjtin ritëm, sepse ai ishte në një nivel mbi mua. Por ky lloj sulmuesi është ai që më pëlqen”.

Ibrahimovic: Ronaldo fenomeni është futbolli – më i miri në histori
Lexo po ashtu Ibrahimovic: Ronaldo fenomeni është futbolli – më i miri në histori

“Ai është lojtari i vetëm nga i cili u përpoqa të marr tre ose katër gjëra. Kështu që kur isha i ri, kjo ishte ajo që e doja vërtet. Unë kisha një video të tij nga sezoni 1996-97 kur ai po luante në Barca”.

“Unë gjithmonë kam dashur të jem një sulmues model. Dikush që di të shënojë, por edhe të organizojë lojë, i cili di të luajë me topin në këmbët e tij. Një prekje, të bëj lëvizje, të qëndroj në zonë. Pak nga gjithçka”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës
Njëmbëdhjetë lojtarët që mund t'i bashkohen Barcelonës këtë verë, përmbledhje e emrave dhe probabiliteti i transferimit të tyre

Njëmbëdhjetë lojtarët që mund t'i bashkohen Barcelonës këtë verë, përmbledhje e emrave dhe probabiliteti i transferimit të tyre

La Liga
Leverkuseni ia mohoi Italisë vendin e gjashtë në Ligën e Kampionëve, por ka ende një mundësi

Leverkuseni ia mohoi Italisë vendin e gjashtë në Ligën e Kampionëve, por ka ende një mundësi

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori