LAJMI I FUNDIT:

Benjamin Mendy akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual, Manchester City pezullon lojtarin i cili është aktualisht në burg

Benjamin Mendy akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual, Manchester City pezullon lojtarin i cili është aktualisht në burg

Benjamin Mendy është pezulluar nga Manchester City pasi ai akuzohet nga policia angleze për katër akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual.

Policia ka lëshuar ​​një deklaratë, ku konfirmon aktakuzën për lojtarin.


“Benjamin Mendy, 27 vjeç, është akuzuar për katër akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual”.

“Akuzat lidhen me tri ankuese mbi moshën 16 vjeçare dhe pretendohet se kanë ndodhur midis tetorit 2020 dhe gushtit 2021”.

“Mendy është paraburgosur në polici dhe do të paraqitet në Gjykatën e e Chester të premten, 27 Gusht”, thuhet në njoftimin.

Në anën tjetër edhe klubi ka dal me një deklaratë, ku tregon që e ka pezulluar lojtarin:”Manchester City mund të konfirmojë se pas akuzimit të tij nga policia sot, Benjamin Mendy është pezulluar në pritje të një hetimi”.

“Çështja do t’i nënshtrohet një procesi ligjor dhe për këtë arsye klubi nuk është në gjendje të bëjë komente të mëtejshme derisa ai proces të përfundojë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori