LAJMI I FUNDIT:

Benfica zotohet se do ta sulmojë Juventusin

Benfica zotohet se do ta sulmojë Juventusin
(Foto: Twitter/SL Benfica)

Trajneri i Benficas, Roger Schmidt, ka paralajmëruar se Juventusi nuk duhet të gjykohet nga forma në Serie A, megjithatë ka thënë se skuadra e tij do ta sulmojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat e zhvillojnë sfidën e dytë në kuadër të Grupit H dhe derisa skuadra portugeze e fitoi takimin e parë (ndaj Maccabi Haifa), ajo italiane ka humbur (nga Paris Saint-Germaini).


“Padyshim që do të jetë një ndeshje e vështirë, për shkak të cilësisë së lojtarëve kundërshtarë, përvojës së trajnerit të tyre dhe meqë Juventusi është një klubi madh”.

“Ata kanë probleme në Serie A aktualisht, por të gjithë e dimë se janë në gjendje të bëjnë paraqitje të mëdha në Evropës”.

“Ne kemi besim te vetja se mund të luajmë në nivel të lartë dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur”.

“Secila ndeshje është ndryshe, këtu ne nuk jemi favoritë, por kemi shanse të mira që të marrim rezultat. Duam të jemi të guximshëm dhe të japim më të mirën për të marrë rezultat. Duam të jemi sulmues dhe të dëshmojmë se jemi në nivel të lojës”, ka deklaruar Schmidt në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori