LAJMI I FUNDIT:

Ben Chilwell jashtë fushave deri në muajin dhjetor

Ben Chilwell jashtë fushave deri në muajin dhjetor

Ben Chilwell me shumë mundësi do të jetë jashtë fushave për të paktën tetë javë pas një lëndimi muskulor në ndeshjen që Chelsea e ka zhvilluar ndaj Brighton javën e kaluar në “Carabao Cup”.

Fillimisht ishte raportuar se anglezi do të jetë jashtë fushave për katër javë, por tani siç duket lëndimi i tij ishte më serioz se sa ishte paramenduar më parë dhe për këtë arsye ai do të mbetet jashtë fushave për dy muaj.


Lëndimi i reprezentuesit anglez vjen si një goditje e madhe për Blutë e Londrës të cilët tashmë po vuajnë mungesën e disa lojtarëve për këtë arsye.

Lojtarët si Christopher Nkunku, Reece James, Romeo Lavia dhe Wesley Fofana që të gjithë tash e sa kohë nuk janë në dispozicion të trajnerit Mauricio Pochettino.

Në mungesë të Chilëell, Pochettino ka gjetur mbështetje tek Marc Cucurella për pozitën e mbrojtësit të majtë dhe deri më tash spanjolli ka pasur paraqitje mjaft pozitive.

Chelsea momentalisht e gjen veten në pozitën e 11-të në Ligën Premier me tetë pikë të grumbulluara, ndërsa xhiron e ardhshme luan në udhëtim ndaj Burnleyt. /Telegrafi/