LAJMI I FUNDIT:

Bellew sqaron se çfarë e pret Joshuan nëse humb sërish nga Ruizi

Bellew sqaron se çfarë e pret Joshuan nëse humb sërish nga Ruizi

Anthony Joshua do të ripërballet me Andy Ruizin në fund të këtij viti, në mënyrë që t’i rikthej tituj e humbur, WBA, WBO dhe IBF.

Boksieri anglez i humbi tituj më 1 qershor në Madison Square Garden ndaj meksikano-amerikanit, duke pësuar kështu edhe humbjen e parë në karrierë.


Promoteri Eddie Hearn ka bërë të ditur se rimeçi në mes të Joshuas dhe Ruizit pritet të zhvillohet më 14 dhjetor në Britaninë e Madhe, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Tony Bellew (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Ish-kampioni i peshave të rënda, Tony Bellew ka zbuluar se çfarë do ta priste britanikun në rast se do ta humbiste përsëri përballjen ndaj meksikanit.

“Në përballjen e parë ai (Joshua) nuk kishte menduar mirë se çfarë e priste, askush madje nuk kishte menduar se Ruiz do ta mposhte atë. Andy iu tregoi të gjithëve se sa i mirë është dhe nuk duhet nënvlerësuar. Tashmë të gjithë janë në dijeni se çfarë mund të bëjë ai”, ka thënë boksieri.

“Nëse Joshua nuk arrin ta mposht atë në rimeç, atëherë do t’i ketë disa vështirësi, që mund të bëjnë që ai të largohet nga boksi”.

Andy Ruiz Jr: Nuk ndeshem në Britani me Joshuan, është një grackë
Lexo po ashtu Andy Ruiz Jr: Nuk ndeshem në Britani me Joshuan, është një grackë

“Fillimisht është humbja e titujve të kampionit të botës, ana psikologjike e të qenit më i dobëti dhe përballja me Deontay Wilderin. Wilder nuk do ta kërkonte më luftën me të, pasi ai është në ndjekje të titujve të më të mirit në botë, andaj do ta përjashtonte meçin me Joshuan, e do të shkonte më pas për Ruizin”, ka shtuar më tej Bellew.

Meksikano-amerikani ditë më parë ka thënë se ai nuk dëshiron që meçi të zhvillohet në Britaninë e Madhe, pasi është një grackë që t’i humbet tituj, gjersa ende nuk është bërë e ditur se ku do të jetë lokacioni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori