LAJMI I FUNDIT:

Bellerin është takuar fshehurazi me drejtorin e Barcelonës

Bellerin është takuar fshehurazi me drejtorin e Barcelonës
Getty Images

Hector Bellerin e ka informuar Barcelonën se është i gatshëm që të largohet nga Arsenali gjatë verës – njoftojnë mediat spanjolle.

Radio SER Catalunya ka njoftuar se 22-vjeçari është takuar me drejtorin sportiv të Blaugranëve, Robert Fernandez, në Londër para pushimit për ndeshjet e përfaqësueseve.


Dhe gjatë takimit thuhet se lojtari e ka njoftuar drejtorin e Barcës se është i gatshëm që t’i japë fund qëndrimit në Emirates dhe të shkojë në Camp Nou.

Fernandez: I vështirë transferimi i Bellerinit te Barcelona
Lexo po ashtu Fernandez: I vështirë transferimi i Bellerinit te Barcelona

Bëhet e ditur se largimi i tij do të lidhet ngushtë edhe me largimin eventual të trajnerit Arsene Wenger, nëse francezi vendos të largohet në fund të sezonit.

Në javën e kaluar, Bellerin nxiti spekulime të mëdha se mund të shkonte drejt Barcelonës duke pranuar se do të ishte vështirë që t’i refuzonte katalunasit në rast të ofertës.

“Cilido lojtar në botë do të ishte i entuziazmuar nëse Barca interesohej për të, është gjë e këndshme që të përmendesh nga Barcelona”, kishte thënë ai për Cadena SER.

Bellerin  ka qenë pjesë e Akademisë së Blaugranëve (2003-2011), ndërsa te Arsenali është transferuar në vitin 2011. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori