LAJMI I FUNDIT:

Bella Hadid i bashkohet motrës Gigi në dhurimin e fitimeve të saj nga Java e Modës për Ukrainën

Bella Hadid i bashkohet motrës Gigi në dhurimin e fitimeve të saj nga Java e Modës për Ukrainën

Bella Hadid i bashkohet motrës Gigi në dhurimin e fitimeve të saj nga Javën e Modës për lehtësimin e Ukrainës… pasi ajo e quan të çuditshme ecjen në shfaqje në pista gjatë konfliktit.

Bella Hadid po bashkohet me motrën e saj Gigi Hadid për të dhuruar të ardhurat e saj nga Java e Modës 2022 për Ukrainën.


Motrat supermodele janë frymëzuar nga mikesha e saj, Mica Arganaraz, 29 vjeçe, e cila u bëri thirrje kolegëve të saj në industri që të dhurojnë paratë që fitojnë nga shfaqjet tek organizatat që ofrojnë ndihmë për njerëzit e vendit të shkatërruar nga lufta.

Foto: Shutterstock

Bella, 25 vjeç, veshi një bluzë të madhe me ngjyrat e flamurit të Ukrainës për të treguar mbështetjen e saj në një foto të postuar në Instagram në fillim të kësaj jave, shkruan DailyMail.

“Të shikosh miqtë dhe kolegët e mi ukrainas duke punuar shumë këtu në Evropë, kaq afër por kaq larg nga familjet/miqtë/shtëpitë e tyre në Ukrainë , të cilët po përjetojnë një nga pushtimet shumta brutale që po ndodhin tani në botë, është një përvojë shumë emocionuese dhe përulëse për mua. Rrallëherë kemi kontroll mbi oraret tona të punës dhe kjo javë më ka treguar me të vërtetë forcën dhe këmbënguljen e njerëzve rreth meje që po kalojnë një terror të pastër”, tha Bella në postim.

Foto: Shutterstock

“Të dëgjosh historitë dhe emocionet e tyre nga dora e parë është shkatërruese dhe unë jam me gjithë zemër në mbështetje të tyre. Unë qëndroj përkrah çdo personi që është prekur nga kjo luftë dhe jetët e njerëzve të pafajshëm që kanë ndryshuar përgjithmonë nga duart e ‘pushtetit’”, tha tutje ajo.

Gigi Hadid dhuron të ardhurat nga Java e Modës për refugjatët ukrainas
Lexo po ashtu Gigi Hadid dhuron të ardhurat nga Java e Modës për refugjatët ukrainas

“Duke parë Mica dhe motrën time të mrekullueshme, do t’i dhuroj të gjitha të ardhurat e mia nga kjo Javë e Modës drejtpërdrejt për organizatat që po ofrojnë ndihmë, strehim dhe ndihmë mjekësore për ata në nevojë në terren në Ukrainë, si dhe të vazhdojmë të mbështesim popullin dhe tokën tonë palestineze”, përfundoi postimin modelja 25-vjeçare.

View this post on Instagram

A post shared by Bella 🦋 (@bellahadid)

Ndërkohë, motra e saj, Gigi konfirmoi më parë se do t’i dhurojë të gjitha të ardhurat e saj për Javën e Modës në Ukrainë dhe Palestinë. Babai i modeleve, Mohamed, është një palestinez arab dhe një pjesë të rinisë së tij e kaloi si refugjat. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Kalo në kategori