Përmes një letre publike, Bekim Jashari ka njoftuar se duke kërkuar mirëkuptimin e secilit ka vendosur që nga sot edhe zyrtarisht ta pushoj aktivitetin politik në Skenderaj.
“Këtë vendim e kam marrë në koordinim të plotë me familjen time, për disa arsye: E para, asnjëherë në jetën time nuk kam pasur pretendime për të marrë pozita politike dhe pushtet por njëkohësisht nuk i kam ikur dhe nuk do t’iu iku asnjëherë përgjegjësive për t’i shërbyer vendit, në jetësim të amanetit të heronjve, dëshmorëve e martirëve të Lirisë; E dyta, pas përfundimit të mandatit tim të parë si kryetar i Skenderajt, i hyra gares edhe për një mandat, duke prezantuar projektet e realizuara dhe programin qeverisës për mandatin e dytë. Këtë e kam bërë në formën më demokratike, në emër të gares fer dhe respektim të ligjit për çka edhe kemi punuar e luftuar me shekuj”, ka shkruar mes tjerash Jashari në letër.
“Në fund më lejoni që të falënderoj secilin mbështetës dhe bashkëpunëtor nga Skenderaj dhe çdo shqiptar që asnjëherë nuk ndalen së nderuari e respektuari mua dhe familjen time”, ka shkruar Jashari.
Letra e plotë:
Të dashur qytetarë, bashkëpunëtorë dhe mbështetës,
Duke kërkuar mirëkuptimin e secilit prej jush, ju njoftoj që kam vendosur që nga sot edhe zyrtarisht të pushoj aktivitetin tim politik në Skenderaj.
Këtë vendim e kam marrë në koordinim të plotë me familjen time, për disa arsye:
E para, asnjëherë në jetën time nuk kam pasur pretendime për të marrë pozita politike dhe pushtet por njëkohësisht nuk i kam ikur dhe nuk do t’iu iku asnjëherë përgjegjësive për t’i shërbyer vendit, në jetësim të amanetit të heronjve, dëshmorëve e martirëve të Lirisë;
E dyta, pas përfundimit të mandatit tim të parë si kryetar i Skenderajt, i hyra gares edhe për një mandat, duke prezantuar projektet e realizuara dhe programin qeverisës për mandatin e dytë. Këtë e kam bërë në formën më demokratike, në emër të gares fer dhe respektim të ligjit për çka edhe kemi punuar e luftuar me shekuj.
Nuk e kisha besuar që individ të caktuar do të degradonin gjithçka, duke shpifur, shantazhuar, blerë e manipuluar vullnetin qytetar, vetëm e vetëm për të përfituar pushtet dhe ndikim të pamerituar.
Pavarësisht gjithë asaj lufte, ishin rreth 10,000 votues që qëndruan të palëkundur dhe para tyre do të jem gjithmonë mirënjohës dhe falënderues;
E treta, në këtë situatë aspak të favorshme në të cilën gjendemi si shtet duke u nisur nga formimi i asociacionit, inflacioni, varfëria, papunësia, migrimi i të rinjve e sfida tjera, mbetet imediate nevoja për t’u unifikuar si spekter politik, për të përmbyllur procese e për të zhvilluar shtetin tonë;
E katërta, në këto rrethana se si zhvillohet politika te ne, si organizohen grupe të caktuara partiake dhe të interesit, duke përvetësuar çdo mjet propagandues, duke shkatërruar e manipuluar gjithçka vetëm për të arritur interesa grupore e individuale, prania ime në politikë, në këtë momentum të tillë nuk mund të vazhdojë.
Të dashur bashkëkombas, gjithë angazhimin tim për qytetarët e Skenderajt e kam bërë vetëm për një qëllim, t’i shërbej në paqe sikur i shërbyen të rënët në luftë dhe për këtë do të krenohem unë edhe çdo mbështetës e votues i imi deri në vdekje.
Opozitën konstruktive në Skenderaj do të vazhdojnë të bëjnë asambleistët e listës së pavarur “Ideal”, së bashku me ish bartesin e listes, Nuredin Lushtaku si udhëheqës i përkohshëm, deri në zgjedhjen e strukturave drejtuese në muajt në vazhdim, duke i dhënë hapësirë secilit qytetar që mendon ndryshe dhe e sheh të domosdoshëm ndryshimin në Skenderaj.
Në fund më lejoni që të falënderoj secilin mbështetës dhe bashkëpunëtor nga Skenderaj dhe çdo shqiptar që asnjëherë nuk ndalen së nderuari e respektuari mua dhe familjen time.
Mirëupafshim! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre