LAJMI I FUNDIT:

Bekim Isufi analizon disfatën e pësuar ndaj Llapit

Bekim Isufi analizon disfatën e pësuar ndaj Llapit

Ballkani ka pësuar humbje 4-1 ndaj Llapit në kuadër të javës së 14-të në BKT Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Theranda me këtë humbje dështoi që të rikthehej në kreun e tabelës, e që natyrisht se mund të ndikojë në gjendjen psikologjike të lojtarëve për ndeshjet e ardhshme.


Pas ndeshjes, trajneri Bekim Isufi ka analizuar detajet për këtë disfatë të pësuar, duke u ankuar edhe në terrenin ku luajtën.

Tahir Batatina i lumtur me fitoren bindëse ndaj Ballkanit
Lexo po ashtu Tahir Batatina i lumtur me fitoren bindëse ndaj Ballkanit

“E vështirë të analizohet në atë interval ku pranuam tri gola. Mendoj se kanë mundur të jenë gola të evitueshëm. Llapi përfitoi nga disa gabime apo moskoncetrimit në disa situata”, ka deklaruar ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Kur pranon katër gola duhet të thosha se ka merituar fitore. Por, edhe në këtë fushë ishte e vështirë të luash, por mendoj si për ne edhe për Llapin ishte fusha e njëjtë”.

“Bëmë gabime naive dhe ram nga koncentrimi sidomos pas barazimit 1:1 dhe kundërshtari shfrytëzoi mirë. Nuk ishin gola të cilat kanë qenë të ndërtuara nga Llapi, por nga gabimet tona”.

Llapi fiton me rikthim sensacional ndaj Ballkanit në derbin e javës
Lexo po ashtu Llapi fiton me rikthim sensacional ndaj Ballkanit në derbin e javës

“Kemi pasur mungesën e Ermal Krasniqit dhe Kushtrim Gashit, por nuk ndjej keqardhje për atë aspekt sepse ne duhet të varemi nga grupi e jo individëve. Kjo humbje dhemb, por na presin edhe shumë ndeshje ku duhet përmirësuar gabimet”, ka përfunduar Isufi.

Ballkani ka dështuar ta rikthej vendin e parë. Është në vendin e tretë me 25 pikë, ndërsa Llapi një pozitë më poshtë me tri pikë më pak. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori