LAJMI I FUNDIT:

Tahir Batatina i lumtur me fitoren bindëse ndaj Ballkanit

Tahir Batatina i lumtur me fitoren bindëse ndaj Ballkanit

Llapi ka fituar 4-1 ndaj Ballkanit në kuadër të javës së 14-të në BKT Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Podujeva e zuri në befasi ish-liderin që mbante kreun deri në këtë xhiro, duke u shënuar katër gola.

Pas ndeshjes trajneri Tahir Batatina ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen që bënë, derisa Ballkanin e ka quajtur petull të hollë për Llapin.

Llapi fiton me rikthim sensacional ndaj Ballkanit në derbin e javës
Lexo po ashtu Llapi fiton me rikthim sensacional ndaj Ballkanit në derbin e javës

“Në pjesën e parë luajtëm jo mirë, nuk e luajtëm atë lojë që e dua si trajner dhe pjesën e dytë u thashë lojtarëve që duhet ta ndryshojmë komplet strategjinë e lojës nëse duam t’i arkëtojmë tri pikë”, ka thënë strategu i llapjanëve.

“Edhe me Prishtinën e kanë përcaktua ndeshjen zëvendësimet, trajneri nuk është vetëm me mbajt stërvitje, trajneri tregohet edhe në lojë”.

“Kur kam arrit me e mposhtë Prishtinën në minutat shtesë, Ballkani mendoj që është petull shumë e hollë për Llapin, dhe sot vërtetuam që mund të luftojmë për kreun e tabelës, kampioni është i gjatë, ne do shkojmë nga ndeshja në ndeshje”, përfundoi Batatina pas ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Llapi ngjitet në pozitën e katërt me 21 pikë, ndërsa Ballkani renditet i treti me 24 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori