LAJMI I FUNDIT:

Bëhu “Ekspert”: Rikthehet loja e madhe shpërblyese në “Telegrafi” – parashiko, kënaqu dhe fito!

Bëhu “Ekspert”: Rikthehet loja e madhe shpërblyese në “Telegrafi” – parashiko, kënaqu dhe fito!

Loja e preferuar shpërblyese po rikthehet – tani shikimi i ndeshjeve të futbollit përveç se ju sjell emocione të panumërta të gëzimit, kënaqësisë e pikëllimit, gjithashtu ju sjell edhe entuziazmin e mundësinë për të fituar çdo javë shpërblime përmes platformës “Eksperti”.

Për javë me radhë, Telegrafi do të ndajë çdo javë shpërblime për të apasionuarit e futbollit të cilët janë të saktë edhe në parashikimin e rezultateve për ndeshjet në Ligën e Kampionëve, në top pesë ligat evropiane si Liga Premier, La Liga, Serie A, Bundesliga e Ligue 1, por çfarë është edhe më e veçantë se do mund t’i parashikoni edhe ndeshjet e BKT Superligës së Kosovës.


Në fund të kampionateve 2021/22, do të mblidhen pikët e të gjitha parashikimeve dhe tre Ekspertët me më së shumti pikë do të përfitojnë njërën prej 3 shpërblimeve kryesore, siç janë:

Skuter elektrik

iPhone 13 Pro Max

Trotinet Elektrik

Numërimi i pikëve:

Telegrafi vlerëson çdo parashikim të saktë tuajin me maksimum 6 (gjashtë) pikë. Parashikimi i saktë i rezultatit vlerësohet me 4 pikë, parashikimi i fituesit të ndeshjes vlerësohet me 2 pikë.

Ekspertët që kanë pikë të barabarta, fituesi do të zgjidhet nëpërmjet shortit.

Rregullat e lojës shpërblyese:

Një llogari reale për person,

Për të tërhequr shpërblimin, ju duhet një dokument identifikues (ID),

*Stafi i Telegrafi.com nuk mund të marrë pjesë në lojën shpërblyese.

Foto: Trofeu i Ligës së Kmapionëve/uefa.com

Futbolli është sporti që të gjitha emocionet e mundshme mund t’jua dhurojë brenda një ndeshje të vetme! Por, që këto emocione të rriten e të bëhen më interesante për lexuesit e Telegrafit, ne po ju sjellim edhe një lojë shpërblyese.

Kujtojmë se gjatë verës të këtij viti, mediumi ynë ka shpërblyer lexuesit gjatë Kampionatin Evropian “Euro 2020” me shpërblime si iPhone 12 Max Pro, vikend për një qift në Turqi, vikend për një qift në Golem, një Philips TV, bileta në Cineplexx dhe shumë fanella.

Andaj, ditët e javës e vikendet tanimë nuk do t’jua japin vetëm emocionet e zakonshme, pasi që “Eksperti” do ta bëjë çdo lojë më interesante duke ju mundësuar t’i qëlloni rezultatet e sakta dhe madje të garoni me shoqërinë apo kolegët se kush është më i saktë.

Foto: Trofeu i Superligës së Kosovës

Veç kësaj, “Ekspertët” më të mirë do të shpërblehen edhe me dhurata të shumta.

Si funksionon sistemi i shpërblimeve në platformën “Eksperti”?

Gjatë javës do ta keni mundësinë t’i parashikoni rezultatet e ndeshjeve të futbollit nëpër liga të ndryshme. Në fund të javës, “Eksperti” që ka fituar më së shumti pikë (pra ka qëlluar më së shumti rezultate) do të shpallet fitues javor dhe do ta fitojë një shpërblim.

Rubrikën e veçantë kushtuar “Ekspertit” mund ta vizitoni duke klikuar këtu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori