LAJMI I FUNDIT:

Bëhet grumbullimi i parë i ekipit të basketbollit të Kosovës te femrat

Bëhet grumbullimi i parë i ekipit të basketbollit të Kosovës te femrat
(Foto: baskebtolli.com)

Të hënën pasdite është bërë grumbullimi i parë i Kosovës A në konkurrencën e femrave. Takimi ishte më shumë informativ dhe për të parë formën e lojtareve.

Përzgjedhësi i Kosovës A (F), Fidan Shatri, ka folur para basketbollisteve për rëndësinë që ka ky grumbullim, por edhe formimi i Kosovës A dhe debutimi në garat ndërkombëtare.


Kujtojmë se kjo është hera e parë që Kosova A do të luajë në garat evropiane, përkatësisht në Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla, që do të mbahet nga 20 deri më 25 Korrik në Qipro.

Edhe drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, duke iu drejtuar lojtareve ka thënë se ato do të kenë trajtimin e njëjtë si Kosova A meshkujt dhe shpreson në paraqitje të mira të tyre gjatë garave ndërkombëtare.

Kur grumbullimi do të vazhdojë në qershor, do të kompletohet ekipi, me lojtare që luajnë jashtë Kosovës.

Në stërvitjen e parë ishte një atmosferë e mirë sportive, me basketbollistet që ndihen krenare, që po përfaqësojnë për herë të parë Kosovën A në garat evropiane.

Ekipi i Kosovës përbëhet nga lojtare me përvojë, por edhe të talentuara, nga të cilat pritet shumë në të ardhmen.

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori