Jurgen Klopp, Pep Guardiola, Mauricio Pochettino dhe Nuno Espirito Santo janë dominuar për çmimin si trajnerët më të mirë të vitit në Ligën Premier.

Trajneri i Manchester Cityt, Guardiola dhe ai i Liverpoolit, Klopp, shiheni si kandidatë kryesorë pasi ende janë në luftë për titullin e Ligës premier.

Klopp ka tubuar 94 pikë, kur ka mbetur edhe një ndeshje.

Guardiola mund të bëhet trajneri i tretë që e merr çmimin radhazi pas Sir Alex Ferguson dhe Jose Mourinho.

Trajneri i Spurs, Pochettino, që nuk bleu asnjë lojtar po ashtu është në listë dhe po zhvillon një sezon të mirë.

Trajneri i Wolverhampton, Nuno, po ashtu ka fituar respekt, pas formës së mirë të treguar të skuadrës së tij.

Fituesi do të shpallet me 14 maj. /Telegrafi/