LAJMI I FUNDIT:

Befason Guardiola: Foden është lojtari më i talentuar që e kam parë ndonjëherë

Befason Guardiola: Foden është lojtari më i talentuar që e kam parë ndonjëherë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se Phil Foden është “lojtari më i talentuar” që ai ka parë ndonjëherë në karrierën e tij.

19-vjeçari, i cili luajti në 26 ndeshje sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë herë, ka impresionuar edhe një herë gjatë turneut para-sezonal të Cityt, duke ardhur nga banka kundër Kitchee të mërkurën.


Foden shpesh merr lavdërime nga menaxheri i tij, Guardiola, por këto komente të fundit rreth mesfushorit adoleshent janë shumë të shquara.

Të gjitha lajmet rreth Phil Foden
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Phil Foden

Guardiola ka menaxhuar lojtarë të mëdhenj si Lionel Messi, Neymar dhe Robert Lewandowski gjatë viteve, por e konsideron anglezin si “talentin më të mirë që ai ka parë ndonjëherë”.

“Ai (Foden) është lojtari më i talentuar që kam parë ndonjëherë. Problemi i tij është që ndonjëherë menaxheri i tij nuk e vendos atë në 11-shen titullare”.

“Ai meriton të gjitha minutat, por me konkurrentët e tij nuk është e lehtë. Ai punon tepër dhe e di se jam këtu për ta ndihmuar”, ka thënë fillimisht  ish-trajneri i Barcelonës në një konferencë shtypi.

Komentet e Pep vijnë pasi Foden tha se është me fat që të jetë pjesë e një “ekipi të veçantë”.

“Jam me fat që jam pjesë e këtij klubi, është një ekip i veçantë, suksesi vjen nga thellësia e skuadrës, kushdo që luan, do të bëjë një ndryshim dhe do të luajë mirë”, ka thënë ai për BBC. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori