LAJMI I FUNDIT:

Beckham: Më pëlqen të shikoj lojtarë si Messi

Beckham: Më pëlqen të shikoj lojtarë si Messi

David Beckham ka sqaruar arsyet pse Lionel Messi është lojtari që i pëlqen më shumë ta shikojë.

Kapiteni i Argjentinës e udhëhoqi ekipin e tij deri në suksesin e Kupës së Botës 2022 në vitin e shkuar.


E ardhmja e tij në Paris Saint-Germain është në ajër, pasi marrëveshja e tij aktuale vlen deri në fund të qershorit dhe PSG ende nuk ka njoftuar zgjatjen e kontratës së tij që do ta bënte atë të qëndrojë përtej verës së ardhshme.

“Duhet të jetë Messi. Unë e dua Leon për shumë arsye të ndryshme. E dua sepse është një baba i mrekullueshëm, e dua sepse është një personalitet i madh, një personazh”.

David Beckham ndoqi debutimin e djalit të tij në Angli – ai pagoi biletën dhe dhuroi para për punëtoret femra të klubit
Lexo po ashtu David Beckham ndoqi debutimin e djalit të tij në Angli – ai pagoi biletën dhe dhuroi para për punëtoret femra të klubit

“Ai është një person i mrekullueshëm. Por unë mendoj se ajo që të gjithë e duan tek ai është mënyra se si ai e luan lojën”.

“Ai e luan lojën me pasion. Ai e luan lojën pa pagesë ashtu siç luan. Mendoj njëjtë edhe pas kësaj Kupe të Botës”.

“Mendoj se mënyra se si luajti për ekipin e tij, për vendin e tij dhe për të fituar Kupën e Botës ishte një moment i jashtëzakonshëm për të. Dhe më pëlqen të shikoj lojtarë si ai”, ka thënë Beckham për ESPN Argentina.

Beckham është bashkëpronar i Inter Miami. Disa yje kanë vendosur të pensionohen në Shtetet e Bashkuara dhe mediat e kanë lidhur Messin me një lëvizje të mundshme në Inter Miami në të ardhmen./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori