Bebe Rexha sjell imazhe me bikini nga pushimet luksoze në Aruba


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka vendosur që në ditët e para të janarit t'i japë vetes një pushim të mirë.
Ajo së bashku me familjen e saj janë nisur për në ishullin luksoz Aruba, për të shijuar disa ditë të mira pushimi larg aktiviteteve të përditshme.

Rexha e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në InstaStory disa imazhe mjaft 'të nxehta', ku shfaq trupin e saj me bikini.

Ajo ka vënë në pah format trupore, duke treguar se vazhdon të mbetet njëra prej këngëtareve më atraktive.

Në një prej imazheve, Bebe Rexha prezanton edhe vëllanë e saj, Florentin, me të cilin është shumë e lidhur.

Përndryshe, ajo përmbylli një vit shumë të suksesshëm në muzikë, teksa është gati që të sjellë së shpejti për fansat edhe projekte tjera muzikore. /Telegrafi/
















































