LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha shkëlqen në fustanin e kreatores nga Kosova, Albina Dyla

Bebe Rexha shkëlqen në fustanin e kreatores nga Kosova, Albina Dyla
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artstja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet muzikore.


Së fundmi, interpretuesja e hitit “I’m Good (Blue)” ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqej mjaft elegante e veshur me një fustan të zi dhe një dekolte të punuar me gurë me shkëlqim.

Bebe Rexha fejon të vëllanë, filmohet duke i hedhur para muzikës në aheng
Lexo po ashtu Bebe Rexha fejon të vëllanë, filmohet duke i hedhur para muzikës në aheng

Këtë veshje, Rexha ia ka besuar kreatores së njohur shqiptare me origjinë nga Gjakova, Albin Dyla.

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarja e rritur në New York zgjedh stilistët shqiptarë për t’u kujdesur për paraqitjet e saj.

Me këtë fustan ajo ka marrë pjesë në ahengun familjar, të organizuar nga familja e saj me rastin e fejesës së vëllait të saj, Florentit.

Përndryshe për sa i përket muzikës, 34-vjeçarja është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit “One In A Million”, të publikuar në bashkëpunim me David Guettan. /Telegrafi/