Bebe Rexha publikon fotografi pa makijazh: E urrej këtë imazh, por kjo jam unë

181:"NEW YORK, NEW YORK - JUNE 03: Bebe Rexha attends the CFDA Fashion Awards at the Brooklyn Museum of Art on June 03, 2019 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images) 12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, rrëmben gjithnjë vëmendje me projektet muzikore e po ashtu edhe me fotografitë që publikon.
Për të qenë në fokus të publikut padyshim se duhet kujdesur shumë për paraqitjet që bën, madje edhe në përditshmëri.
Por, kësaj radhe paparacit e kanë kapur Beben në një moment jo fort të këndshëm, të cilin kjo e fundit e ndau me ndjekësit në Instagram. "E urrej këtë fotografi timen të bërë nga paparacit, por e dini pse po e publikoj, sepse kjo jam e vërteta”, shkruan ndër të tjerash Rexha.
Megjithatë, biondja nuk e ka problem që të shfaqet pa makijazh, edhe pse kritikohet tejet shumë nga fansat për pamjen dhe peshën e saj.

Nga
Telegrafi
12/06/2019
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate















































