Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, po shijon disa ditë pushimi në Ibiza, Spanjë.

Ai ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa pamje nga qëndrimi i tij në këtë destinacion të njohur turistik, duke treguar momente nga atmosfera dhe ditët e relaksit.


Pas eksperiencës së tij në Big Brother VIP Kosova, ku arriti të triumfojë në finalen e madhe, Londrimi duket se ka zgjedhur të largohet për pak nga angazhimet dhe vëmendja mediatike për të shijuar pushimet.

Foto: Instagram

Ibiza, e njohur për plazhet, jetën e natës dhe atmosferën verore, është një nga destinacionet më të preferuara për pushime nga personazhe të njohura.

Përmes postimeve të tij, Londrimi ka treguar se po e shijon kohën në Spanjë, derisa ndjekësit kanë pasur mundësi të marrin një vështrim nga ditët e tij të pushimit.

Krahas kësaj, ai solli edhe një album që u prit tejet mirë nga fansat, duke bërë kështu një rikthim të madh në muzikë.

I njëjti po vazhdon angazhimet në muzikë, përkundër se gjen kohë edhe për pushime. /Telegrafi/