eksperti-banner

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po mban turneun e saj të koncerteve në kuadër të turit të Jonas Brothers.

Ajo ka udhëtuar nëpër shtete të ndryshme të Amerikës, për të kënduar para fansave të saj hitet e karrierës së saj ndër vite.


Së fundmi, Bebe Rexha ka mbajtur një koncert në qytetin Albany të New Yorkut.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa imazhe nga performanca e saj në këtë vend, nga ku shihet edhe salla ka qenë e mbushur plot.

beeeb

Rexha ka qenë shumë aktive këtë vit me projekte të shumta muzikore dhe koncerte të vazhdueshme.

Ajo është e nominuar me dy klipe në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards, që do të mbahet në New Jersey më 26 gusht.

GettyImages 1059371490 1

Bebe Rexha konkurron për çmimin "Kënga më e mirë ritmike" me klipet e saj "Say my name" dhe "Call you mine". /Telegrafi/