Bebe Rexha: Kur shkoj në shtëpinë e prindërve të mi, unë ende fle në dhomën time të vjetër ku jam rritur

Këngëtarja Bebe Rexha sot është një artistet më të famshme të muzikës pop në mbarë botën.
Ajo jeton në shtëpinë e saj në Los Angeles me të vëllanë, por është lindur dhe rritur te shtëpia e prindërve të saj në New York, përkatësisht në Staten Island.
Por pavarësisht të ardhurave të këngëtares që tashmë kapin shifrën e milionave, asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket modestisë së saj.

Rexha në një intervistë të fundit për US Weekly, ka treguar se kur shkon te shtëpia e prindërve të saj në New York, ajo ende fle në dhomën e saj ku është rritur.
Bebe Rexha thotë se mban një statujë të Budës në oborrin e shtëpisë së saj milionëshe në Los Angeles

"Kur shkoj të vizitoj prindërit e mi, unë ende fle në dhomën e gjumit ku jam rritur", ka thënë 31-vjeçarja për US Weekly.

Tutje, ajo ka treguar se nga babai i saj, Flamur Rexha, ka marrë zanatin e mbjelljes dhe kultivimit të bimëve dhe kjo është arsyeja se pse edhe në shtëpinë e saj luksoze në Los Angeles, ajo mbjerr një kopsht me perime.
Bebe Rexha ndërkohë është duek vazhduar të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, "Better Mistakes", të cilin e nxori në shitje në maj të këtij viti. /Telegrafi/














































