eksperti-banner

Këngëtarja Bebe Rexha së fundmi ka qenë mjaft e diskutuar në media për sukseset e saj. Ajo ka arritur të nominohet në dy kategori në "MTV EMA 2016", ceremoni e cila do të mbahet me datë 9 nëntor.

Bebe është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale. Së fundmi këngëtarja ka publikuar disa fotografi në Instagram Story, ku ka treguar se si e ka kaluar paraditen e sotme.


Ndonëse një personazh publik, Bebe nuk ka nguruar që të bëhet një 'amvise' dhe të bëjë punët e shtëpisë. Në fotografi ajo shfaqet duke pastruar, pasi shtëpia e saj gjendej shumë rrëmujë.

Urojmë që ajo t'ia ketë dalë mbanë, dhe ta ketë rregulluar shtëpinë ashtu siç duhet. /Telegrafi/

1

2

3

4