LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha fotografohet pa makijazh, teksa shijon një shëtitje me biçikletë me të dashurin në bregdet

Bebe Rexha fotografohet pa makijazh, teksa shijon një shëtitje me biçikletë me të dashurin në bregdet

Bebe Rexha përfitoi nga klima e lavdishme e pranverës së Kalifornisë këto ditë, për të dalë për një udhëtim me biçikletë rreth bregdetit.

Këngëtarja 31 vjeçare, u shoqërua nga i dashuri Keyan Safyari ndërsa po udhëtonte në rrugët me dredha-dredha afër vijës piktoreske të Santa Monica, shkruan DailyMail.


Me ngritjen e temperaturave në 16 gradë, Bebe Rexha veshi një xhaketë sportive ngjyrë rozë të veçantë dhe geta të zeza ndërsa vraponte me biçikletë pas producentit dhe regjisorit.

Në përputhje me udhëzimet aktuale shëndetësore, këngëtarja mbuloi hundën dhe gojën me një maskë mbrojtëse të fytyrës, ndërsa mbante një helmetë sigurie.

Ndërkohë Keyan dukej i relaksuar me një bluzë të thjeshtë të zezë dhe tuta vrapimi, të kombinuar me një kapele bejsbolli.

Kjo paraqitje e këngëtares shqiptare vjen pak kohë pasi Rexha u përball me një situatë të pakëndshme, kur u detyrua të ndërpresë një lidhje direkte me fansat në Instagram, pasi një fans u shfaq nudo kur u inkuadrua në bisedë me këngëtaren.

31-vjeçarja u kërkoi fansave të saj ta ndihmonin të gjente emrin e përdoruesit në mënyrë që ajo të mund ta raportonte atë dhe ta ndalonte atë përgjithmonë nga faqja.

“Më vjen shumë keq. Kjo është e neveritshme. Është e keqe që ai erdhi në bisedën time live dhe na tregoi penisin e tij”, u tha ajo fansave të saj në Instagram pas ngjarjes.

“Më vjen shumë keq për këtë. Unë nuk e dija se do të ndodhte”, shtoi ajo.

“Jo, sinqerisht si mund të vish në bisedën time të drejtpërdrejtë ku ka fëmijë dhe njerëz dhe të na tregosh penisin”, tha Rexha.

“Pra, nëse ju e dini emrin e tij, a mund të më dërgoni emrin e tij në mënyrë që të sigurohem se ai nuk do të hyjë kurrë më në Instagram?”.

Bebe vazhdoi: “Sepse kjo ishte e neveritshme. Plus, duhet të kesh turp nga vetja ‘sepse ke një send të vogël’”.

Ajo pastaj tha: “Pra, le të vazhdojmë vetëm. Ai djalë ishte i çmendur, i sëmurë në kokë. Jam e traumatizuar. Çfarë dreqin ishte ai? Sinqerisht, unë jam e traumatizuar”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Kalo në kategori