LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha feston ditëlindjen e 34-të, publikon video nga fillimet e saj në karrierë kur ishte shumë më e re

Bebe Rexha feston ditëlindjen e 34-të, publikon video nga fillimet e saj në karrierë kur ishte shumë më e re
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, sot (e mërkurë) feston ditëlindjen e 34-të.

Me këtë rast, ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë, fansat dhe familjarët e saj.


Duke qenë e entuziazmuar edhe për një vit më shumë me suksese, Rexha ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një video nga e kaluara e saj.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bëhet fjalë për kohën kur këngëtarja e hitit “I’m A Mess” ishte në fillimet e veta dhe kishte një pamje krejt ndryshe nga ajo që fansat janë mësuar ta shohin sot.

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

“O Zot, ka qenë një udhëtim i gjatë. Për një tjetër vit më shumë rreth diellit. Falënderuese për të gjithë juve”, shkroi Bebe Rexha në mbishkrimin e videos, e cila shoqërohet nën tingujt e këngës “Used to be young” nga Miley Cyrus.

Bebe Rexha përndryshe e feston ditëlindjen e saj të 34-të mes sukseseve të shumta në karrierë, duke përfshirë tri nominime për çmimet “Grammy”, tri albume të publikuara në treg dhe mbi katër hite që janë dëgjuar secili nga mbi një miliard herë në Spotify. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
“Kisha trupin e nxirë” - Rita Lati rrëfehet si asnjëherë më parë, flet për dhunën nga ish-bashkëshorti

“Kisha trupin e nxirë” - Rita Lati rrëfehet si asnjëherë më parë, flet për dhunën nga ish-bashkëshorti

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Kalo në kategori