eksperti-banner

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me Doja Cat.

Kënga “Baby, I’m Jealous” është pritur mirë nga publiku, teksa edhe ndryshimi i këngëtares shqiptare në klip mori komente pozitive.


Ajo i ka lyer flokët e saj në ngjyrat kuq dhe zi, që për koiçidencë janë edhe ngjyrat e flamurit kombëtar.

Që nga koha kur bëri ndryshimin drastik në dukje, artistja shqiptare nuk ka pushuar së publikuari imazhe të ndryshme në rrjetet sociale me pamjen e saj të re.

Së fundmi, Rexha publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi, ku shfaqej duke shëtitur në ambient të hapur.

beberexha 124858250 307701883537034 3049496482631453012 n e1605202834516

Ajo dukej mjaft atraktive dhe me stil e veshur me një palë pantallona të zeza lëkure dhe një xhup ngjyrë vjollcë.

Në përshkrimin e fotografisë, 31-vjeçarja vendosi disa emoji në formë zemre me ngjyrat kuq, zi dhe vjollcë – të cilat portretizojnë ngjyrat e dukjes së saj.

beberexha 124446915 790929778136200 644319462817183695 n

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për pamjen e saj. /Telegrafi/

beberexha 124642760 195653038721727 6009376330981616141 n

beberexha 124473335 2818389858440083 5498134006089724985 n Foto: Bebe Rexha/Instagram

beberexha 124664211 780555885860979 7302587371011889937 n Foto: Bebe Rexha/Instagram