eksperti-banner

Ajo kurrë nuk dështon të sjellë elegancë e sharm në paraqitjet e saj.

Dhe Bebe Rexha siguroi që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa u shfaq e mahnitshme në një fustan me printe lëkurë gjarpri.


Këngëtarja, 31 vjeçare, ka qenë pjesë e ditëlindjes së yllit të rrjeteve sociale Charli D'Amelio në Delilah në West Hollywood të premten.

42443164 9532373 image m 53 1619860988197 Bebe Rexha (Foto: Backgrid)

Biondja dukej e mrekullueshme ndërsa theksoi linjat trupore në një prerje interesante të fustanit.

Bebe lejoi që veshja e saj të flasë dhe mbajti më pak aksesorë, duke futur kështu një çantë të kuqe me shkëlqim nën krahun e saj.

31 vjeçarja po ashtu vuri në dukje stilin e ri të flokëve, me balluke e të lëshuar pas shpinës.

42443162 9532373 image m 70 1619861692000 Bebe Rexha (Foto: Backgrid)

Kantautorja e nominuar nga ‘Grammy’ kishte vënë një makijazh më të lehtë, derisa goditi me një seri pozash.

Rexha në anën tjetër është duke punuar në albumin e ri “Better Mistakes”, i cili do të lansohet i plotë më 7 maj.

Ditën e djeshme (e premte) solli këngën “Die for a Man” në bashkëpunim me reperin Lil Uzi Vert. /Telegrafi/

42443168 9532373 image a 74 1619861763774 Bebe Rexha (Foto: Backgrid)

42443174 9532373 Curves  m 91 1619862412509 Bebe Rexha (Foto: Backgrid)

42443176 9532373 image m 89 1619862354333 Bebe Rexha (Foto: Backgrid)