LAJMI I FUNDIT:

“All The Beauty And The Bloodshed” – fitues i Luanit të Artë në Festivalin e Filmit në Venecia

“All The Beauty And The Bloodshed” – fitues i Luanit të Artë në Festivalin e Filmit në Venecia
Foto: Getty Images

“All The Beauty And The Bloodshed” i Laura Poitras ka fituar “Luanin e Artë” në Festivalin e Filmit në Venecia 2022, duke u bërë dokumentari i dytë që merr çmimin kryesor në historinë 90-vjeçare të ngjarjes.

“Më duhet të falënderoj festivalin në radhë të parë, për të kuptuar se dokumentari është kinema”, tha regjisorja amerikane Poitras.


Ajo vazhdoi të shprehte mbështetje për regjisorin iranian Jafar Panahi, i cili aktualisht është i arrestuar në vendin e tij.

“All the Beauty and the Bloodshed”, fitues i Luanit të Artë në Venecia

“Unë u bëj thirrje të gjithëve që të bëjmë gjithçka që mundemi me gjithçka që kemi për të liruar Jafar Panahin”, theksoi Poitras.

Aurela Hoxha me paraqitje të veçantë në Festivalin e Filmit në Venecia
Lexo po ashtu Aurela Hoxha me paraqitje të veçantë në Festivalin e Filmit në Venecia

Gjithashtu shënon vitin e tretë radhazi që një film i drejtuar nga një grua fiton çmimin, pas “Happening” të Audrey Diwan vitin e kaluar dhe “Nomadland” të Chloe Zhao në 2020.

Çmimet e tjera në Festivalin e Filmit në Venecia 2022:

Luani i Artë për filmin më të mirë – “All The Beauty And The Bloodshed’

Çmimi i madh i jurisë ‘Luani i Argjendtë’ – “Saint Omer”

‘Luani i Argjendtë’ për regjisorin më të mirë – Luca Guadagnino, “Bones And All”

Çmimi për aktoren më të mirë – Cate Blanchett

Çmimi për aktorin më të mirë – Colin Farrell

Çmimi për skenarin më të mirë – Martin McDonagh, “The Banshees Of Inisherin”

Çmimi special i jurisë – “No Bears”

Filmi më i mirë – “World War III”

Regjisori më i mirë – Tizza Covi, Rainer Frimmer, Vera

Çmimi special i jurisë – “Bread and Salt”

Aktorja më e mirë – Vera Gemma, Vera

Aktori më i mirë – Mohsen Tanabandeh, “World War III”

Skenari më i mirë – Fernando Guzzoni, “Blanquita”

Çmimi i publikut – “Nezouh”

Dokumentari më i mirë – “Fragments Of Paradise”

Çmimi special i jurisë – “Eggscape”, German Heller, Jorge Tereso, Federico Heller. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Getty Images