LAJMI I FUNDIT:

Beatrix Ramosaj thyen heshtjen, flet për herë të parë për ‘ribashkimin’ Bora-Donald: Nuk më kanë mërzitur lajmet, nuk i kam parë

Beatrix Ramosaj thyen heshtjen, flet për herë të parë për ‘ribashkimin’ Bora-Donald: Nuk më kanë mërzitur lajmet, nuk i kam parë

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, është ndarë nga aktori dhe prezantuesi, Donald Veshaj, menjëherë pas përfundimit të edicionit të parë të Big Brother VIP.

Ajo nuk ka bërë ndonjë reagim në lidhje me këtë çështje, ndonëse nuk ka bërë asnjë paraqitje televizive.


Megjithatë, ajo mbrëmë ka qenë e pranishmë në “Netët e klipit shqiptar”, ku ka folur për herë të parë rreth jetës së saj.

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja tha se momentalisht është shumë mirë dhe se nuk është ankuar kurrë. Ajo pranoi mes tjerash se nuk është e lehtë të jesh kryefjalë e mediave por armën e vetme ka talentin dhe punën.

“Jam shumë mirë. Kam qenë gjithmonë mirë dhe nuk kam thënë asgjë. I lë të tjerët të flasin për mua. Kam qenë më e fuqishme se kurrë. Më e angazhuar se kurrë. Me shumë projekte”, tha Ramosaj.

Fituesit e edicionit të 19-të në ‘Netët e Klipit Shqiptar’- Beatrix Ramosaj rrëmben çmimin kryesor dhe atë të publikut
Lexo po ashtu Fituesit e edicionit të 19-të në ‘Netët e Klipit Shqiptar’- Beatrix Ramosaj rrëmben çmimin kryesor dhe atë të publikut

“Nuk është e lehtë të jesh kryefjala e gjitha protaleve sepse sheh çdo gjë dhe ka njerëz që mundohen të hedhin gurë. Por e vetmja armë që kam është sinqeriteti, talenti dhe puna. Me këtë do ua mbyll gojën të gjithëve”, vazhdoi më tej ajo.

Foto: Screenshot/Facebook

E pyetur nëse e kanë mërzitur lajmet e fundit, referuar ribashkimit Bora-Donald, 27-vjeçarja u përgjigj shkurt: “Nuk më kanë mërzitur lajmet. Nuk i kam parë. Nuk kam pasur kohë”.

Foto: Screenshot/Instagram

Bora dhe Donaldi ndërkaq u tha se janë ribashkuar, pasi u fotografuan së bashku në një event në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Tensione të forta mes Eglës dhe Rozës - degradon debati gati në përplasje fizike: Mos më prek me dorë moj vajzë

Tensione të forta mes Eglës dhe Rozës - degradon debati gati në përplasje fizike: Mos më prek me dorë moj vajzë

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Ylli i “Game Of Thrones” i bashkohet aplikacioneve të takimeve, në përpjekje për të gjetur dashurinë, pas një serie romancash të dështuara

Ylli i “Game Of Thrones” i bashkohet aplikacioneve të takimeve, në përpjekje për të gjetur dashurinë, pas një serie romancash të dështuara

Magazina
Kalo në kategori