LAJMI I FUNDIT:

Bayerni i ofron pagë të ‘çmendur’ Sanchezit

Bayerni i ofron pagë të ‘çmendur’ Sanchezit

Bayern Munich dëshiron ta transferoj me çdo kusht sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Gjigantët bavarezë janë duke u eliminuar që katër vite radhazi në Ligën e Kampionëve, tre herë në gjysmëfinale dhe një herë në çerekfinale dhe kjo i ka bërë që mendojnë për transferime me shifra të mëdha.


Arsenali e ka refuzuar PSG-në për Sanchezin
Lexo po ashtu Arsenali e ka refuzuar PSG-në për Sanchezin

Klubi gjerman është rritur shumë gjatë sezoneve të fundit, falë investimeve në sektorin e të rinjve, por ka ardhur momentin për të hedhur një tjetër hap të rëndësishëm për të fituar edhe në Evropë në nivel klubesh.

Kështu, sipas Kicker, Bayerni ka vendosur t’i ofrojnë 25 milionë euro në sezon yllit kilian që të ushtrojë presion për t’u larguar nga Topçinjtë dhe të fitoj garën për shërbimet e tij.

“Sanchez është ai që i nevojitet Unitedit”
Lexo po ashtu “Sanchez është ai që i nevojitet Unitedit”

Kjo pagë do ta bënte ndoshta më ta paguarin në botë, ndërsa në Gjermani padyshim se do ishte më e larta, pasi për momentin më i paguari është Robert Lewandowski me 15 milionë euro në sezon.

Paratë nuk do të jetë problem për Bayernin, pasi arkëton plot 600 milionë euro fitime në vit, por problemi mund të jetë te Wenger, i cili është shprehur se nuk ka ndërmend ta shesë Sanchezin, edhe nëse do ta humbiste me parametër zero në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori