Bayerni me ofertë të lartë për Dierin

Mesfushori anglez i Tottenham Hotspur, Eric Dier ka përfunduar në radarin e Bayern Munichut.
Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich janë vendosur të bëjnë ofertë për mesfushorin e Tottenhamit, Eric Dier.
Sipas mediumit anglez The Sun, Bavarezët po mendojnë të ofrojnë plot 50 milionë funte apo 55.5 milionë euro.
Pavarësisht se Spurs kanë refuzuar qasjet nga Manchester Unitedi për reprezentuesin e Anglisë, kampionët e Bundesligës besojnë se mund ta tundojnë ekipin londinez për të shitur atë.
Vlen të theksohet se Dier mund të luaj pa problem edhe në qendër të mbrojtjes dhe jo vetëm si mesfushor me tipare mbrojtëse. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































