LAJMI I FUNDIT:

Bayerni mendon për transferimin e Lautaro Martinez

Bayerni mendon për transferimin e Lautaro Martinez

Bayern Munich është në kërkim të një sulmuesi qendror për edicionin e ri.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë nuk kanë transferuar një sulmues pas largimit të Robert Lewandowskit dhe reparti ofensivë nuk është duke funksionuar mirë.


Objektivi kryesor i bavarezëve është anglezi Harry Kane, por po hasin në vështirësi pasi Tottenham nuk dëshiron largimin e kapitenit.

Gjithsesi skuadra gjermane ka një plan b nëse nuk arrihet Kane dhe ai është sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez.

25-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e Bayernit të cilët po planifikojnë afrimin e tij në verën e vitit ardhshëm.

Lautaro ka një kontratë me Interin deri në verën e vitit 2026, derisa bavarezët janë gati të shpenzojnë deri në 100 milionë euro për afrimin e tij.

Reprezentuesi argjentinas është pjesë e Interit nga viti 2018, derisa këtë edicion në shtatë ndeshje në Serie A ka shënuar tre gola e ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori