LAJMI I FUNDIT:

Bayerni insiston për transferimin e Dybalas

Bayerni insiston për transferimin e Dybalas
Paulo Dybala. (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Paulo Dybala mund të largohet nga Juventusi në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi argjentinas me ardhjen e Cristiano Ronaldos ka mbetur nën hijen e tij dhe nuk e ka shfaqur gjithë potencialin e tij.


Por Juventusi mund të mbetet pa numrin 10 në fund të këtij edicioni pasi ofertat për të nuk mungojnë.

Gjiganti gjerman, Bayern Munich po insiston për transferimin e Dybalas në Allianz Arena.

Paulo Dybala. (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Rai Sport ka raportuar se kampioni aktual i Gjermanisë është gati të shpenzojë 80 milionë euro për Dybalan.

Por për ta fituar garën për argjentinasin, Bayerni duhet ta mposhtë konkurrencën e Chelseat, Manchester Unitedit, Liverpoolit, PSG-së, Real Madridit dhe Interit.

25-vjeçari argjentinas është duke luajtur stinorin e tij të katërt me fanellën e Zonjës së Vjetër. /Telegrafi/