LAJMI I FUNDIT:

Bayern i vendos një çmim ‘astronomik’ Kimmich për të larguar interesimin e Barcelonës

Bayern i vendos një çmim ‘astronomik’ Kimmich për të larguar interesimin e Barcelonës

Bayern Munich i ka vendosur një çmim prej 70-80 milionë euro kartonit të Joshua Kimmich, sipas raportimit nga mediumi prestigjioz gjerman Kicker.

Kimmich tani është 29-vjeçar dhe verën e ardhshme mbush 30 vjet, gjë që të bë ntë mendosh se përse Barcelona apo një klub tjetër do të paguanin më shumë se 50 milionë për nënshkrimin e tij.


Me sa duket Bayern ka vendosur që të rrisë çmimin e mesfushorit  pasi nuk e kanë për qëllim që ta lejojnë largimin e tij në verë.

Reprezentuesi gjerman ishte njëri nga kërkesat e Xavit për transferime verën e kaluar, por Deco kishte refuzuar idenë e transferimit të tij për shkak të situatës financiare të klubit.

Araujo pret që Barcelona të përmbushë premtimin përpara se të rinovojë kontratën
Lexo po ashtu Araujo pret që Barcelona të përmbushë premtimin përpara se të rinovojë kontratën

E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe këtë verë, pasi blaugranasit nuk janë në një pozicion të favorshëm në aspektin ekonomik dhe me gjasë do të synojnë transferime me kosto të ulët ose lojtarë të lirë.

Kimmich ka pasur një periudhë të vështirë nën drejtimin e Thomas Tuchel, sidoqoftë ai ka arritur që të dhurojë disa paraqitje shumë të mira, duke bërë tetë asistime dhe duke shënuar një gol pas 31 ndeshjeve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori