LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munichu priste më shumë nga Sadio Mane, dyshojnë se Kloppi është fajtori për rënien e tij

Bayern Munichu priste më shumë nga Sadio Mane, dyshojnë se Kloppi është fajtori për rënien e tij

Bayern Munich thuhet se është i zhgënjyer me paraqitjet e sulmuesit Sadio Mane që kur iu bashkua klubit verën e kaluar nga Liverpooli.

Reklama

Pas gjashtë vitesh të mbushura me trofe me Liverpoolin, Mane vendosi të largohej nga Anfield për të shkuar në Bayern në një marrëveshje me vlerë rreth 45 milionë euro.

Ylli nga Senegali u ngarkua të zëvendësonte Robert Lewandowskin pasi sulmuesi polak u largua nga klubi bavarez për në Barcelonë.

Megjithatë, sezoni i parë i Manes me Bayernin ka qenë larg idealit. Deri më sot, 30-vjeçari ka shënuar vetëm 11 gola dhe pesë asistime në 28 paraqitje në të gjitha garat.

Mane flet për Bundesligën: Shumë lojtarë të Ligës Premier do të vijnë këtu
Lexo po ashtu Mane flet për Bundesligën: Shumë lojtarë të Ligës Premier do të vijnë këtu

Sipas gazetarit të Sport1, Kerry Hau, stafi trajner i Bayernit dhe zyrtarët e klubit prisnin më shumë nga Mane.

Mendohet se Mane është duke ‘humbur shumë duele një me një’, gjë që ka qenë një çështje e vazhdueshme edhe në stërvitje.

Raporti pohoi gjithashtu se Bayerni ndjen se Manes i mungon ‘shpejtësia dhe eksploziviteti’ që e bëri atë një nga lojtarët më të mirë në botë gjatë kohës së tij me Liverpool.

U spekulua se mungesa e ritmit të Manes mund të ketë qenë për shkak të kërkesave fizike të stilit me intensitet të lartë të Jurgen Klopp.

Mane luajti mesatarisht 50 ndeshje në sezon gjatë kohës së tij me Reds, dhe është raportuar se konsumimi mund të ketë ndikim në paraqitjet e tij.

Për më tepër, Hau pohoi se Mane mund ta ketë të vështirë të përshtatet me sistemin e Julian Nagelsmann dhe po lufton me pozicionin e tij të ri në Bayern. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Real Madridi largon dhe falënderon Eden Hazardin me një komunikatë me tre rreshta

Zyrtare: Real Madridi largon dhe falënderon Eden Hazardin me një komunikatë me tre rreshta

La Liga
Jurgen Klopp ka vendosur t’i dhurojë numrin 10 transferimit të tyre të madh

Jurgen Klopp ka vendosur t’i dhurojë numrin 10 transferimit të tyre të madh

Premier League
Messi konfirmon largimin nga PSG

Messi konfirmon largimin nga PSG

Ligue 1
Tifozët e PSG-së vërshëllyen Messin në paraqitjen e tij të fundit për klubin

Tifozët e PSG-së vërshëllyen Messin në paraqitjen e tij të fundit për klubin

Ligue 1
Fjalët e Al-Khelaifit për largimin e Leo Messit: I urojmë gjitha të mirat

Fjalët e Al-Khelaifit për largimin e Leo Messit: I urojmë gjitha të mirat

Ligue 1
Guardiola pas triumfit në FA Cup: Tani mund të flasim për tripletën, Manchester City gjithmonë në zemrën time

Guardiola pas triumfit në FA Cup: Tani mund të flasim për tripletën, Manchester City gjithmonë në zemrën time

Premier League
Kalo në kategori