Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar është kthyer në një objektiv që në afatin kalimtar të janarit për Bayern Munichun.

Sipas Tuttosport, bordi i Bayernit beson se një rishikim në mbrojtje është i nevojshëm, pasi kanë katër ndeshje pa fitore.


Humbjet e pikëve kanë bërë që Bayern të jetë në vendin gjashtë në Bundesligë.

GettyImages 1040126392 1 Milan Skriniar . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Vëmendja e tyre është kthyer te Skriniar, i cili e ka ndihmuar Interin të fitojë në gjashtë ndeshje radhazi.

Për sllovakun ka interesim të fuqishëm edhe nga Barcelona dhe Manchester City.

GettyImages 943329268 Andrea Belotti e Milan Skriniar në luftë për top . (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Tuttosport paralajmëron se Nerazzurrëte vlerësojnë lojtarin 'mbi 80 milionë euro, njëjtë sa mbrojtësi më e shtrenjtë në botë, Virgil van Dijk.

Bisedimet për një kontratë të re për Skriniar janë në proces, me sllovakun që do të fitojë 2.5 milionë euro, një milion euro më shumë. /Telegrafi/

telegrafi sport app