eksperti ad

Herbert Hainer, presidenti i Bayern Munich, ka shprehu shqetësimin e tij për sjelljen e Barcelonës në lidhje me Joshua Kimmich.

Gjermani është një nga futbollistët që Xavit i pëlqen më shumë për të përforcuar mesfushën dhe këtë nuk e fsheh.


Ky qëndrim e ka shqetësuar klubin bavarez të cilët kanë reaguar përmes të parit të klubit.

"Unë respektoj Barcelonën dhe Xavi, i cili ishte një lojtar i shkëlqyer, por nuk e kuptoj pse ata po flirtojnë me lojtarin tonë në mënyrë kaq të hapur dhe ofenduese”.

“Kimmich është një gur themeli i projektit tonë dhe largimi i tij është i pashmangshëm. Ai është i vendosur dhe i përkushtuar ndaj planeve tona të tanishme dhe të ardhshme me siguri të plotë", ka thënë Hainer për Sky .

31878411 da kam den verantwortlichen des fc bayern jemand zuvor herbert hainer gibt zu dass die verkuendung so nicht geplant war 26iYTfwB5Qec Herbert Hainer, presidenti i Bayern Munich

Pikërisht për Kimmich foli dje edhe Robert Lewandowski, i cili e kishte partner gjatë kohës sa ishte lojtar në skuadrën bavareze.

Sulmuesi i Barcelonës e sheh të logjikshëm interesimin e klubit katalanas për gjermanin: “Të gjithë e duan Kimmich ”, tha ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app