LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich e nis nga aty ku e kishte lënë, shkatërron Atletico Madridin

Bayern Munich e nis nga aty ku e kishte lënë, shkatërron Atletico Madridin

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Atletico Madridit me rezultat 4-0 në ndeshjen e parë të grupeve në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kampionët aktual treguan se edhe këtë vit do të jenë një nga klubet që do ta kenë fjalën kryesore në garën kryesore të futbollit në Evropë.


Niklas Sule e Corentin Tolisso paralajmëruan spanjollët me dy raste të mira, por që goli nuk erdhi.

Për të parë shënimin e parë në këtë ndeshje u desh të pritej minuta e 28-të.

Kingsley Coman shënoi në portën e Jan Oblak, pas një asistimi të bukur të Joshua Kimmich (1-0).

Nuk shumë dhe erdhi edhe goli i dytë për bavarezët.

Coman asiston bukur te Leon Goretzka i cili me një goditje të bukur shënon për 2-0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa me të filluar pjesa e dytë Atletico shënoi dhe u mendua se do të hapej ndeshja. Por ishte VAR-i që e anuloi golin për pozitë jashtë lojë te Joao Felix.

Në minutën e 66-të të ndeshjes, Corentin Tolisso vulosi fituesin me një super gol nga një distancë prej më shumë se 20 meta (3-0).

Pas gjashtë minutash Coman shënoi një gol të bukur, duke dribluar mbrojtësin e Atleticos për të shënuar për 4-0.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe ndeshja u mbyll me fitore të madhe të Bayernit, që merr tri pikët e para në këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori