Bayern Munichu ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndaj Borussia Dortmundit në ndeshjen derbi të javës së 28-të në Bundesliga.

Bavarezët i janë kthyer fitores në kampionat duke mposhtur thellë Dortmundin dhe duke marrë pozitën e parë në tabelë.


Golat në këtë fitore të madhe të Bayernit u shënuan nga Mats Hummels (10'), Robert Lewandowski (17', 89'), Javi Martinez (41') dhe Serge Gnabry (43').

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht sulmuesi polak Lewandowski, i cili u vlerësua me notë 9.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin mysafir Dan-Axel Zagadou që u notua me 4.5.

Bayern:

notat bayerni e1554575922767

Dortmund:

notat bayerni 1 e1554575964943

/Telegrafi/

telegrafi sport app